Dhe pse prej kohësh nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, këngëtarja Zaimina Vasjari mbetet aktive me publikimin e fotove në rrjete sociale.
Ajo ndan shpesh me ndjekësit momente me vajzën Khloe ndërsa mbeten të rralla pozat me partnerit e saj, Klodin i cili do të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.
Mirëpo, dita e sotme është shumë e veçantë për ta pasi Klodi feston ditëlindjen dhe kjo ka bërë që Zaimina të postojë një foto ku të dy shihen në pishinë.
"Gëzuar ditëlindjen dashuria ime", ka shkruar Zaimina ndërkohë që shihet së bashku me Klodin duke mbajtur në dorë gotat e shampanjës.





