Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mesazh të rëndësishëm për gjithë ata që janë të interesuar për vizë në SHBA.

Ambasada tërheq vemendjen që të mos bini viktimë e mashtrimit për këdo që ju premton se mund t’ju sigurojë një vizë.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!