Valbona Sakollari, kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit vjen me një program elektoral që synon të përmirësojë kushtet e jetesës së banorëve të Durrësit, jo vetëm në lagjet kryesore të qytetit, por edhe në njësitë administrative pjesë e bashkisë pas ndarjes territoriale.

Pikat kryesore të programit të saj janë turizmi, ku një vëmendje e theksuar do t’i kushtohet zhvillimit të qëndrueshëm të tij dhe përmirësimit të infrastrukturës në zonat bregdetare; shtimi i hapësirave të gjelbra jo vetëm në rrugët kryesore të qytetit, por edhe në zonat periferike ku mund të krijohen parqe për të gjitha grupmoshat; karta sociale që do të ofrojë shërbime me kosto të reduktuar apo falas për kategori të ndryshme si pensionistë, studentë, kategoritë në nevojë etj;  transporti urban që mund të kthehet në shërbim 24-orësh etj.

Në një intervistë të gjatë për "DurrësLajm", kandidatja Sakollari shpjegon se nga takimet që po zhvillon në lagje të ndryshme të qytetit, po prek nga afër problematikat e komuniteteve dhe njëkohësisht po diskuton me qytetarët ofrimin e zgjidhjeve për ta.

Gjatë intervistës, Sakollari jep opinionin e saj edhe për situatën politike në vend, vendosmërinë e maxhorancës për të shkuar në zgjedhje në 30 qershor dhe paralajmërimin e opozitës për mos mbajtjen e tyre.

A rrezikohet vendi të shkojë drejt stabilitetit, a është dëmtuar procesi elektoral nga mos prania e kandidatëve të opozitës në procesin zgjedhor apo nëse do të dalë e humbur nga kjo garë do të jetë humbje personale apo e partisë që përfaqëson? Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera, Sakollari u jep përgjigje në intervistën e mëposhtme. 

M.B.