Në një intervistë për zviceranen "20 minuten", reperi shqiptar Ledri Vula ka folur për herë të parë rreth skandalit të koleges së tij Loredana Zefi.
Ledri ka mbështetur fjalën e reperes, e cila thoshte se skandali nuk do ta pengojë aspak në karrierë.
"Po jam në dijeni me lajmet, normal kanë bërë bujë edhe te ne. Kurrkush nuk gëzohet për gjëra të tilla që ndodhin. Unë mendoj se është një artiste shumë e talentuar, dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull, nëse kjo është pyetja. Në Zyrih më bie të vij më shpesh se në Kosovë. Sa herë më jepet mundësia vij. Po, jam i njohur në vendin tim, kohëve të fundit, muzika nuk njeh kufi dhe ka depërtuar në Europë. Më vjen mirë që dalim në rrugë njerëzit na njohin, edhe nëse nuk janë shqiptar. Lufta na ka bërë që të ikim nga vendi dhe ka shumë shqiptar që jetojnë nëpër botë. Janë njerëz të shoqërueshëm dhe rrinë dhe me njerëz të kulturave tjera. Kjo na ka ndihmuar që të na njohin njerëzit neve", tha artisti Vula.





