Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se gjatë tre ditëve në vazhdim do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Kjo për shkak se është duke u testuar ujësjellësi i ri dhe po bëhet manovrimi i linjës me qëllim vendosjen e një grafiku të ri për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm.

Për shkak të këtyre procedurave mund të ketë probleme në lagje të ndryshme në lidhje me furnizimin me ujë, ndërkohë që do të ketë edhe ndryshime në grafikun e furnizimit me ujë.

UKD do të informojë në vazhdimësi për situatën deri në normalizimin e këtyre ndryshimeve që lidhen me vënien në punë të ujësjellësit të ri.