Gjykata e Matit ka dënuar me burgim të përjetshëm Kujtim Koxhën, i cili vrau në Fshatin Shëlli 3 zyrtarë të Bashkisë së Matit.

Më 11 tetor 2018, Kujtim Koxha vrau 3 persona në fshatin Shëlli. I gjithë sherri ndodhi në lokalin e fshatit, për një rrugë të pashtruar. Koxha ishte ofenduar nga zyrtarët.

Pas kësaj, ai ka ikur në banesë, nga ku u kthye me armë dhe kreu masakrën me 3 të vdekur.