Pak javë pasi tronditi politikën shqiptare nga publikimi i 6 përgjimeve ku përfshiheshin Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të PS-së me kreun e bandës kriminale të Shijakut, Astrit Avdylaj, gazetari gjerman i gazetës Bild, Peter Tiede, ka paralajmëruar se nesër do të publikojë të tjera pjesë nga dosja 339.
Në një postim në Facebook, Tiede shkruan se nesër pasdite në "Bild" do të publikohen përgjime për krimin elektoral në Shqipëri.
"Përgjime të reja për mashtrim elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite…. Si Shqiptare unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite", shkruan gazetari në një postim në Facebook pa dhënë shumë detaje.





