Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelitë e paraburgimit anëtaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta.
Për 40-vjeçaren me profesion gazetare, u dha masa "arrest shtëpi"pasi akuzohet për korrupsion në lidhje me një transmetues kabllor në Elbasan.
Musta u shoqërua në të gdhirë të së premtes nga forcat speciale në banesën e saj në kryeqytet, tanimë do të gjykohet në arrest shtëpiak.
Masat për personat e tjerë të arrestuar:
Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan
Bledar Karaj, arrest me burg , lindur dhe banues në Elbasan
Adem Boriçi, 61 vjeç, arrest shtepie lindur e banues në Elbasan
Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë
Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie, lindur dhe banues në Tiranë
Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tiranë
Artan Drazhi, 34 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Elbasan
Ervin Tahiri, 40 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tropojë.
Operacioni “Krasta” u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjesëtarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.





