Më së fundi, shqiptarët dhe të huajt, që shkojnë dhe vijnë nga Durrësi në Bari, nuk do të heqin më picirrin në portin italian.

Shqipëria është sot një nga bizneset kryesore për vëllime të mëdha trafiku nga portet e Barit dhe Brindisit, shkruan më 14 portali italian “trmtv.it”. Për këtë arsye, Autoriteti Portual i Detit Adriatik Jugor [l’Autorità portuale del Mare Adriatico Meridionale] ka rizhvilluar / rikualifikuar strukturat e portit të kryeqendrës pulieze, duke investuar dy milionë euro për të përmirësuar kushtet e udhëtimit në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas, kryesisht me qëllim për t’u ofruar udhëtarëve dhe forcës së policisë kushte më të mira komoditeti, falë edhe sinergjisë institucionale me konsullatën e përgjithshme të Shqipërisë

U forcuan pikat e kontrollit të Policisë Kufitare në zonën brenda stacionit detar. Zhvendosja e gardhit të jashtëm ka lejuar ndërtimin e një vendi të mbrojtur për udhëtarët që zbresin nga anijet e ankoruara në kalatat e ‘port facilty’. U rritën nga dy në katër pikat / postet e kontrollit, një emergjence, në shërbim të Policisë Kufitare. Për më tepër, në stacionin detar, strukturat e vjetra dhe të shkatërruara janë hequr, duke liruar korridorin qendror për poste të reja. Ndërhyrje të konsiderueshme dhe në zonën e Marisabella-s, në zonën e biletave dhe check-it. Janë gjithashtu në fazën e miratimit dy milionë euro të tjerë,që do të përdoren për ndërtimin e impiantit fotovoltaik dhe për kalimet e reja të ‘port facility’. Enti Portual dhe Konsullata gjithashtu bashkëpunuan – në dy vjet dialog me konsullin në Bar – për konsultimin qeveritar dhe administrativ të protokolleve inovative të sigurisë dhe kontrollit, që nga faza e nisjes në portin e Durrësit deri në përdorimin e teknologjive në portin e Barit. "Ne i konsiderojmë ata që përdorin portet tona jo si udhëtarë, por si mysafirë – komentoi presidenti Ugo Patroni Griffi – për t'u mirëpritur, duke u ofruar konfortin më të madh të mundshëm".

Th.M.