Në emisionin Opinion ndodhi ajo që nuk kish ndodhur më parë. Analisti Lorenc Vangjeli ka “marrë drejtimin” e emisionit. Vangjeli u ngrit nga vendi ku ishte ulur, për të shpjeguar në mënyrën e tij krizën politike, ndërsa drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu në vendin e tij. 

“Edi Ramën nuk e rrëzon molotovi i Lulzim Bashës, apo çizmja e Monika Kryemadhit. E rrëzon i forti Gjuzi. Që të rrëzohet një gjë tragjike e rrëzon si fillim qesharakja” – tha Vangjeli që më pas qetësoi edhe Fevziun me fjalët: “Nuk ta zë vendin njeri ty, se ti je institucion”.