Analisti Mark Marku është përplasur ashpër me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kjo e fundit u pyet nga drejtuesi i emisionit Opinion, pse dosja 339 nuk është hetuar dhe prokuroria nuk flet për këtë dosje, që mund të çojë vendin përplasje civile.
Ministrja tha se prokuroria është e pavarur dhe se i takon asaj të flasë. Kjo deklaratë ka irrituar analistin Marku, i cili ka shpërthyer në akuza.
Mark Marku i tha ministres se si Etilda Gjonaj kishte respekt, por për postin që ajo mban gëzonte 0 respekt.
Po ashtu më herët analisti tha se kryeministri Rama do ta çojë vendim në luftë të fshijë krimet e tij.
"Këta janë bërë aq arrogante sa duhen larguar me gurë. Vijnë në studio e bëjnë arrogantin. Ju duheni shkulur me rrënjë se të vidhni, të vrisni, të fyeni dhe vini në studio na bëni arrogantin. Më gurë e me armë duhet të shkuleni nga pushteti se na e keni sjellë në majë të hundës",- tha Marku.





