Ambasadori i OSBE-së, Borchard, i ka quajtur çështje të brendshme të Shqipërisë, si vendimin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, po ashtu edhe vendimin e PS-së për nisjen e procedurave për shkarkimin e Ilir Metës.

"Jam besimplotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor"– ka thënë ai, pyetur nga media për vendimin e marrë nga Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Ndërsa për shkarkimin e Presidentit, Borchard tha se: "Kjo është çështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese."

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje më 30 qershor për OSBE-në, ambasadori deklaroi: "Siç e thashë, institucionet shqiptare janë ato që do të marrin këtë vendim."