Teuta do të jetë pjesëmarrëse në Europa League, pasi siguroi të drejten për t'u përfaqësuar përmes kampionatit. Ekipi durrsak e arriti objektivin e parë dhe presidenca rinovoi sërish me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Ky i fundit ka në dorë fatet e skuadrës së re, prandaj dhe ka nisur punën për afrimet e duhura. Në një njoftim zyrtar të klubit u kërkohet tifozëve të mos shqetësohen, pasi do të bëhen lëvizjet e duhura.
"Teuta është pjesë e Europa League për sezonin 2019/2020. Skuadra do të nisë të hënën, më datë 10 qershor përgatitjet në prag të përfaqësimit në turin e parë të kompeticionit europian. Ndërkohë më 20 qershor, datë kur do të hidhet edhe shorti në Nion, do të mësohet edhe kundërshtari që skuadra do të ballafaqohet në këtë edicion europian. "I bëjmë thirrje tifozerise durrsake që të mos shqetësohen, pasi drejuesit po punojnë për të bërë afrime të zgjuara dhe shumë shpejt do të afrojnë në skuadër lojtarë shumë cilësorë që Teuta të paraqitet sa më mirë në UEFA Europa League", – shkruhet në njoftim.





