Gjykata e Tiranës ka liruar Florian Hysën, gardisitin i cili u arrestua dy ditë më parë me akuzën e plagosjes.
Hysa në seancën gjyqësore pohoi se ka qenë ngjarje aksidentale pasi personi i plagosur, 22-vjeçari Lorenc Doci i ka kërkuar të shikojë armën dhe me pas ka tentuar t'ia marrë me dhunë.
Si pasojë e ngjarjes, Doci u plagos afër krahut të majtë, në pjesën e gjoksit dhe ndodhet në spital.





