Pas reagimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, lidhur me publikimin e përgjimeve nga e përditshmja gjermane BILD, mbi shitblerjen e votave, ka reaguar Prokuroria për Krimet e Rënda. 

Ajo ka nxjerrë një urdhër, ku ndalohet publikimi i informacioneve nga dosja 339 si nga shtypi ashtu edhe nga ndonjë tjetër formë. 

“Ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penat Nr. 339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv”, thuhet në urdhërin e Prokurorisë.