Në zbatim të planit të masave për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019 dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU Durrës ka ushtruar kontroll në dy Operatorë të Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Arben Braho” me aktivitet “Market” në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se:
– Nga verifikimi i kushteve higjeno-sanitare, rezultoi se ambjenti në të cilin ushtrohej aktivitetit i tregtimit ishte i pasistemuar,
– Një pjesë e produkteve ushqimore të amabalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në kontakt të drejtëpërdrejt me dyshemenë.
– U konstatuan disa lloje produktesh, të cilave u mungonte etiketa në gjuhën shqipe, kryesisht të tipologjisë (çokollata dhe biskota), si dhe produkte ushqimore që nuk dispononin etiketën përkatëse, për të cilat nga ana e subjektit pretendohej se ishte uthull dhe lëng limoni.
– Nga kontrolli i kryer në frigoriferët e OBU-së, u evidentuan produkte ushqimore (pije freskuese), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.
Lidhur me kundravajtjet e konstatuara, AKU-ja mori masat administrative si më poshtë:
– Gjobë me vlerë 100,000 lekë për etiketim produkti në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe rregullatorë në fuqi,
– Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduara,
– Bllokimi i produkteve ushqimore të skaduara dhe pa etiketën përkatëse me qëllim asgjësimin e tyre.
2. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Ardit Lame” me aktivitet “Market” në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se:
– Librezat në lidhje me vërtetimin e gjendjes shëndetësore të punonjësve nuk disponoheshin,
– Një pjesë e produkteve ushqimore të amabalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në kontakt të drejtëpërdrejt me dyshemenë.
– Në raftet e OBU-së u konstatuan produkte ushqimore (salcë domate dhe majonezë), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.
Lidhur me kundravajtjet e gjetura, AKU-ja mori masat administrative si më poshtë:
– Gjobë me vlerë 200,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduara,
– Paralajmërim, pasi iu la detyrë sistemimi i ambjentit dhe produkteve ushqimore në kontakt me dyshemenë si dhe pajisja me libreza shëndetësore të punonjësve.





