Gazetari i prestigjiozes gjermane Bild, Piter Tiede përmes një komunikimi për Fax News ditën e sotme ka paralajmëruar se një tjetër shkrim do të publikohet së shpejti nga ai për shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.
Sipas gazetarit pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut.
Kujtojmë se gazetari gjerman u kryqëzua nga ana e qeverisë pas publikimit të artikullit të tij të parë, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën.
“Përshëndetje, kam një histori të re… do të botohet sonte ose nesër në mëngjes… Shijak dhe Durrës… blerje votash nga ana e Partisë Socialiste… Me gjashtë regjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht … Ajo që kemi janë regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit. Telefonata të bëra me politikan dhe votues”, shprehet gazetari.
Marrë nga FaxWeb





