Një i moshuar në qytetin e Korçës është hedhur nga kati i dytë i një banese. I moshuari është dërguar në spitalin rajonal, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Burri në moshë të thyer jetonte i vetëm në shtëpi.

Ende nuk dihet nëse ka qenë një tentative vetëvrasjeje apo rënie nga pakujdesia, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave.