Detaje tronditëse dalin në dritë nga hedhja nga pallati i nj të riu, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Bëhet fjalë për një djalë të moshës 30-vjeç, i cili është vetëhedhur dhe besohet se ka qenë në gjendje depresioni për shkak se e kishin larguar nga puna.

Mësohet gjithashtu se 30-vjeçari A.A. punonte si mësues dhe përpara disa kohësh e kanë larguar nga punë për arsye që ende nuk dihen, ndërkohë viktima ishte i fejuar.

Ngjarja ndodhi tek kompleksi i pallateve “Lin. Construction” në Yzberisht, paraditen e sotme.