Antidroga italiane ka arrestuar 17 persona pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa kreu i grupit është shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit të koduar "Postalmarket" u vunë në pranga 8 shqiptarë, 4 italianë, e 4 persona të tjerë konsiderohen bashkëpunorë të grupit kriminal.
Hetimet e nisura më 2017 kanë zbardhur trafikimin e mbi 1500 dozave drogë të tipit kokainë, marijuanë e droga sintetike.
Sipas policisë, kokaina shitej me një çmim mjaft të lartë, 1 gram baraz me 100 euro.
Droga porositej përmes internetit në faqe të kriptuara për t'i shpëtuar kontrollit të policisë.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 400 gramë kokainë, 400 gramë marijaunë si dhe 50 gramë hashash.
Në krye të këtij trafiku droge ishte shqiptari me inicialet G.V, 35 vjeç, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Ai drejtonte aktivitetin e tij kriminal nga Shqipëria ku ishte kthyer pasi një qëndrimi prej disa kohësh në Itali.
Policia ka bërë me dije se droga mbërrinte nga Shqipëria në Itali e përmes trafikantëve shpërndahej në territoret e Trentos e Breshias.





