Policia italiane në Xhenova ka arrestuar dy shqiptarë me 3 kilogramë kokainë, të fshehur në një cep të fshehtë të një furgoni. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Aurel Hasanaj 30 vjeç dhe Meti Lika 35 vjeç.
Kokaina ishte e ambalazhuar dhe ishte fshehur në frugonin e Aurel Hasanajt, një tregtar makinash nga Italia në Shqipëri.
Policia italiane dyshon se kemi të bëjmë me linjë të trafikut të kokainës, ndërsa shqiptarët hiqeshin sikur merreshin me tregti makinash, raportojnë mediat e vendit fqinj. Ndërkaq, dy të arrestuarit dyshohet se kanë qenë edhe më herët problematikë me ligjin.





