Policia njofton se mbrëmjen e djeshme dy persona janë konfliktuar me armë zjarri në Bulqizë.

Lidhur me ngjarjen, uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin A.T, 28 vjeç, i cili pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh.

"Fatmirësisht nga e shtëna me armë nuk ka patur persona të lënduar", thuhet në njoftimin zyrtar.

Vijon puna për kapjen e 28-vjeçarit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.