Një gardist u arrestua në Tiranë pasi me armën e shërbimit plagosi një person.
Në pranga ka rënë 22-vjeçari Florjan Hysa me detyrë trupë shoqërimi pranë Gardës së Republikës.
Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me armë zjarri të shërbimit, pistoletë tip “Bereta”, 22-vjeçarin Lorenc Doçi.
I plaosuri ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.





