Aktori Robert Pattinson është zyrtarisht Batman i ri. Variety konfirmon se Warner Bros ka mbyllur të premten marrëveshjen me aktorin e "Twilight" për të luajtur Caped Crusader në "The Batman".
Filmi me superhero i Matt Reeves do dalë në kinema më 25 qershor 2021 ndërsa xhirimet pritet të fillojnë këtë verë pa dhënë ende një datë të saktë se kur.
Reeves mori detyrën si regjisor i "Batman" nga aktori Ben Affleck në janar 2017 dhe do të prodhojë "The Batman" së bashku me bashkëpunëtorin e tij të "Planet of the Apes", Dylan Clark.





