Elvana Gjata po jeton sërish mes luksit, pas rikthimit me të dashurin e saj, Ervin Matën, biznesmenin e përfshirë në vrasjen në ish-Bllok.
Këngëtarja shqiptare së fundmi ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian, Romës. Në postimet në rrjetet sociale, Elvana Gjata shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë blu pastel, që është një trend i këtij sezoni dhe me një palë syze të markës “Anna karinkarlsson eyewear”.
Sigurisht që çmimi i këtyre të fundit nuk mund t’u shpëtonte faqeve të Insatgramit që tregojnë se çfarë veshin VIP-at shqiptarë dhe të huaj.
Faqja “What they wearing” ka postuar foton e Elvanës me syzet e shtrenjta dhe krahas saj shkruan: Elvana, me syzet “Anna karinkarlsson”, çmimi i tyre 1325 euro.
Para disa ditësh, këngëtarja shqiptare postoi në rrjetet sociale, ku binte në sy unaza me gurin vezullues që konfirmonte rikthimin me Ervin Matën. Këtë unazë, Elvana e mori si dhuratë disa orë para se të jepte koncertin e saj në Prishtinë.





