Mbrëmjen e djeshme, trajneri i Gjermanisë Joachim Low është shtruar në spital. 59-vjeçar u shtrua me dhimbje në kraharor.
Gjermania do të përballet me Bjellorusinë dhe Estonin, përkatësisht në datat 8 dhe 11 qershor, për kualifikueset e Europianit 2020.
Trajneri Low nuk do të jetë në stol për të drejtuar ekipin. Sipas asaj që raporton Federata Gjermane e Futbollit, trajnerit është shtruar në spital për shkak të problemeve me qarkullimin e gjakut.
Vendin e tij do ta marrë Sorg dhe trajneri i portierëve Kopke. Mjekët e këshilluan Lëvin të pushonte për javët e ardhshme. Sipas “Billd”, trajneri disa javë më parë kishte humbur kontrollin në palestër.





