Ish-missi dhe moderatorja sportive, Hygerta Sako e ftuar në emisionin "Thumb" ka vendosur të zbulojë romancën e saj të re.

Bukuroshja nga Durrësi ka rrëfyer një episod me vajzën e saj 13-vjeçare, e cila i kishte kërkuar të ëmës t'i shpjegonte ç'do të thotë romancë.

"Ja shpjegova, kur dy njerëz duhen shumë, dashuria është në maksimum… "E kuptova"- më tha. "Ti ke romancë me selfien dhe me gjumin"."– tregon moderatorja e cila është divorcuar prej vitesh me ish-bashkëshortin, Artur Aligjoni, me të cilin ka sjellë në jetë Anaisin.