Ish-basketbollisti Lamar Odom dhe Khloe Kardashian u martuan më 27 shtator 2009, pas vetëm një muaj njohje nga një festë dhe më pas në 2013 ajo paraqiti kërkesën për divorc që u finalizua në 2016-ën.

Por edhe pse kanë kaluar disa vite, Odom ende e konsideron Khloe dashurinë e jetës së tij, dhe këtë gjë e ka konfirmuar në një intervistë në "The Jenny McCarthy Show" teksa tha se shpresonte që të pajtoheshin sërish.

"Dashuria është e çuditshme. Do t'ju tregoj diçka. Unë e dua familjen time me gjithë zemër. Por e dija se Khloe ishte e duhura pasi askush nuk mund të më thoshte se nuk mund të martohesha me të."

"A është ajo akoma dashura e jetës tënde?", e pyeti moderatorja. Dhe ish-basketbollisti iu përgjigj thjesht: "Po".

Më pas Jenny e pyeti nëse do pajtoheshin sërish dhe 39-vjeçari u përgjigj: "Nuk e di, duhet të pyesni atë. Zgjohem çdo ditë duke shpresuar këtë. Por ndoshta duhet ta pyesni."

Khloe Kardashian tashmë është nënë e një vajze 13 muajshe, True me ish-të dashurin e saj, Tristan Thompson, ndarja me të cilin bëri jo pak bujë për shkak të tradhtisës së basketbollistit.