Moderatori i njohur, Ledion Liço dhe trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Ka qenë Sara e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin se është në pritje të ëmbël.

Në foton e postuar në rrjetin social, bashkëshortja e moderatorit të TCh shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa shkruan: "Një tjetër qytetar europian është duke ardhur".

Sara dhe Ledioni kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre verën e kaluar në Itali ndërsa janë prindër të një djali, London Noor, i cili shumë shpejt do të bëhet me një motër ose vëlla.