Këngëtarja e nohur dhe shumë e dashur për publikun, Miriam Cani feston sot datëlindjen. Mes urimeve të shumta nga njerëz të afërt të saj, sigurisht që veçohet ai i bashkëshortit të këngëtares, Alban Skënderajt.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto të shkrepur në Maldive, aty ku dhe kurorëzuan në fshehtësi martesën e tyre me 7 maj të këtij viti, ndërsa e uron me fjalët më të ëmbla bashkëshorten, siç e quan Albani në postimin e tij.

"Çdo fjalë më shumë do ishte e tepërt. Dashuria për ty nuk përshkruhet dot me fjalë. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime."