Frikë e madhe për Andrea Pirlo, ish-lojtarin e njohur të tri skuadrave më të mëdhaja në Serie A; Inter, Milan dhe Juventus, njërin prej mesfushorëve më krijues e më “klinik” në goditjet standarte. Pasditen e së martës, vajza e tij 13-vjeçare u godit nga një makinë, gjatë kalimit të rrugës. Incidenti ndodhi në qendër të Torinos.
Vajza ishte duket kaluar në vijat e bardha të këmbësorëve, kur u godit nga një makinë. Shoferi ndaloi menjëherë i alarmuar dhe kërkoi ndihmë. Menjëherë mbërriti ambulanca, që e dërgoi 13-vjeçaren në spital. Megjithatë, për të pati kaq shumë frikë, sepse u përplas me forcë në asfalt.
Ajo u ankua për dhimbje të forta në shpinë dhe në bark, ndaj u transportua me urgjencë në spitalin “Regina Margherita”, ku u mbajt nën vëzhgim. Për fat të mirë, gjendja e saj nuk është serioze. Vajza e Pirlos kishte pësuar plagë të vogla, shembje të brendshme, por doli nga spitali të mërkurën në mëngjes.





