Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez mund të largohet këtë verë nga Camp Nou.Mediat spanjolle raportojnë se bordi i ekipit katalan do ta konsideroj shitjen e tij nëse vjen oferta e duhur.

Disa herë ai është akuzuar që po e vë në prioritet kombëtaren para ekipit.32 vjeçari i është nënshtruar një operacioni dhe ende nuk dihet se sa do të jetë jashtë fushës.