Mbrëmjen e djeshme,  Arilena Ara ishte e ftuar në në emisionin "Në Kurthin e Piter Panit", ku la të kuptohej se këngëtarja nuk është më single. 

Një prej fëmijëve e pyeti Arilenën nëse pranon apo jo aplikime për të dashur, ndërkohë duke qeshur dhe paksa e sikletosur këngëtarja tha: “Jo nuk pranojmë aplikime për të dashur!”

Arilena foli edhe për 3 dëshirat që dëshiron që t’i bëhen realitet.

“Dëshira ime e parë është të dëgjoj mendimet e njerëzve. Të futemi në mendjen e njerëzve të afërt për të kuptuar çfarë thonë për ne, çfarë mendojnë gjatë gjithë kohës dhe çfarë na thonë në sy. Dëshira e dytë është për kafshët. Ato kanë nevojë për dashuri dhe të mos jenë të braktisura nga ne njerëzit dhe e fundit është: dua të jem një Piter Pan gjithë jetën, mos të rritem gjithë jetën!”– tha këngëtarja ndërkohë të gjithë filluan të duartrokisnin.