Edhe pse në qeli prej disa muajsh, reperi i njohur, Stresi është frymëzuar për të krijuar një tekst të shkurtër duke shtuar dyshimet se do jetë pjesë e këngës së re kur tërifitojë sërish lirinë.
“99her mem rrezu
mjafton 1 her me u çu
shum e leht me harru
ju shoh krejtve prej ktu… snichizzzz”, shkruan reperi në një postim në Instagram duke e shoqëruar me hashtaget se teksti është krijuar në burg.
Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit që prej 17 tetorit të vitit të kaluar. Ai akuzohet për "Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.





