Një ditë më parë Alban Skënderaj dhe Miriam Cani zbuluan lajmin e bukur se ishin martuar në 7 maj në ishujt Maldive.
Që të dy postuan në profilet përkatëse disa foto të shkëputura nga ceremonia në bregdet, ku ishte edhe vajza e tyre Amelia.
Por mesa duket Miriam dhe Albani do bëjnë edhe dasmë shqiptare dhe këtë e ka zbuluar komenti i rokerit Renis Gjoka, i cili shkruan: "Kur do e djegim?"
Dhe Albani i përgjigjet: "Së shpejti", duke lënë të nënkuptohet se do mbajë edhe një dasmë në Shqipëri.





