Ka përfunduar votimi për Parlamentin Evropian në Gjermani dhe në Greqi dhe në disa vende të tjera të BE. Sipas Exit Polleve, në Gjermani ka fituar partia CDU-CSU me 27% të votave.

Në Holandë ka fituar Partia Laburiste me 18.10%, ndërsa partia e Mark Rutte e Liberal-Konservatorëve, ka dalë e dyta me 15%. 

Në Austri Exit Pollet tregojnë se ka fituar Partia Popullore e Kancelarit Kurz me 34.5% të votave. Në Sllovaki me rezultatet paraprake fitojnë pro europianët me 20.1 % të votave.

Ndërkohë në Greqi kanë fituar Konservatorët e Partisë "Demokracia e Re" të Kirjakos Mitcotaqis me 36% të votave ndërsa partia e kryeministrit Aleksis Tsipras, "Syriza", ka dalë e dyta.