Ditën e diel, në rrugët qytetase të Montekarlo, do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1, gara e gjashtë sezonale. Kjo garë zhvillohet pak ditë pas ndarjes nga jeta të një legjende të këtij sporti, Niki Lauda.
Ai u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare. Për këtë arsye, skuadrat e Formula 1 kanë vendosur të nderojnë 3 herë kampionin e botës, duke shkruar emrin e tij në njëvendëshet e pilotëve apo në kokoret e garës.





