Reperja shqiptare Loredana Zefi ishte në qendër të vëmendjes së mediave pasi një çift zviceran e akuzoi se i ka mashtruar duke u marrë 700 mijë franga.

Ajo deklaroi se është e pafajshme ndërsa hodhi poshtë akuzat, por Loredana ka vendosur të anullojë të gjitha koncertet. Reperja ka publikuar një video në Instagram, ku ka folur për ngjarjet e fundit, akuzat, mbajtjen e konferencës në Prishtinë e të tjera.

"Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivale. Natyrisht unë isha duke pritur për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresojë se ju do të keni mirëkuptim për këtë", ka deklaruar Loredana.

Gjithashtu Loredana thotë setashmë i duhet të jetë e qetë pasi është edhe nënë e një vajze 5 muajshe.