Këngëtarja e famshme në Greqi me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka bërë së fundmi testin "Heritage" që nxjerr prejardhjen dhe origjinën.
Teksa ishte e ftuar në "Eurovision" gjatë qëndrimit në Izrael këngëtarja bëri testin e ADN-së, për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.
Sipas menaxherit të kompanisë “Heritage”, i cili është sponsor i këtij festivali, i tha Foureiras se ka 68.9% origjinë greke. Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.
"Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…", thotë Eleni pasi mësoi rezultatet e këtij testi, ku priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.





