Kryetari i opozitës Lulzim Basha në përfundim të fjalës së tij para protestuesve iu bëri thirrje atyre të zhvendosen përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku po mbahen të arrestuar disa prej protestuesve të opozitës.

Më pas turma do të drejtohet për tek Parlamenti. Stacioni i fundit pritet të jetë Ministria e Brendshme.