Presidenti Ilir Meta ka vizituar në spital Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Said Dollapi.
“Presidenti Meta vizitoi sot në Spitalin e Traumës z.Sahit Dollapi i cili është në gjendje të rëndë pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga disa efektivë të Policisë së Shtetit. Meta u interesua për shëndetin e tij dhe bisedoi me mjekët për të garantuar përmirësimin e gjendjes sa më parë të jetë e mundur”, bënë me dije burime nga zyra e presidentit.
Dollapi u dhunua gjatë protestës të së shtunës. Ai u ndalua fillimisht nga një polic i cili i kërkoi të largohej duke i marrë maskën kundragaz nga dora.
Ai tentoi të largohej me vrap por një grup policësh e rrethuan dhe e qëlluan me shkopa gome.





