Trupi i major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës në Letoni, do të mbërrijë në Shqipëri më 15 maj avion ushtarak. 

Homazhet në nder të major Tanushit do të zhvillohen ditën e enjte më datë 16, në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Ndërsa ditën e sotme në Camp Adazi në Letoni, misioni i ushtrakëve shqiptarë dhe atyre të NATO-s kanë zhvilluar një ceremoni në nder të tij.