Në pjesën e parë të ditës, në vend do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu.
Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me reshje shiu në zonat qendrore dhe në zonat jugore, ndërsa gjatë natës pritet përmirësim i motit në jug të vendit, por shira të dobëta do të jenë prezente në pjesën tjetër të vendit.
Temperaturat do të luhaten nga 8 gradë Celsius në 24 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h duke shkaktuar në det dallgëzim 2-3 ballë.





