Moti i keq me stuhi ka shkaktuar një incident në portin e Vlorës, ku trageti i linjës Vlorë-Brindisi është përplasur me kalatën.
Mësohet se në momentin e përplasjes, trageti ka qenë i ankoruar në port kur stuhia dhe dallgët e mëdha e kanë shtyrë atë drejt pankinës.
Drejtuesit e tragetit po luftojnë me dallgët dhe erën e fortë. Sipas drejtuesve të tragetit, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së barrierës mbrojtëse në portin e Vlorës.





