Qindra mbështetës të opozitës janë mbledhur këtë të diel para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të gjithë protestuesve të arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën para drejtorisë dhe bëjnë thirrje kundër qeverisë Rama.

Protesta e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës u lajmërua pas mesnatës së djeshme nga vetë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.