Tensionohet situata para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku protestuesit janë zhvendosur pas thirrjes së kryedemokratit Basha pasi policia dhunoi Sahit Dollapin.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolle në drejtim të forcave të rëndit, ndërkohë që efektivët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
Militantet e opozitës u drejtuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas shoqërimit dhe dhunës që Policia ushtroi ndaj Sait Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së.





