Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka reaguar për protestëndisa orëshe të opozitës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Ambasada iu bën thirrje palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, duke dënuar aktet e dhunës të shpërfaqura gjatë protestës së sotme.
"Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje", lexohet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.





