Bullgaria nuk është një model futbolli dhe as zhvillimi për ne, sepse edhe aty korrupsioni është në nivele të frikshme, si në Shqipëri, por gjithsesi Federata Bullgare e Futbollit ka vendosur të veprojë me dorë të hekurt, pas shumë sinjalizimeve nga UEFA për dyshime rreth një klubi bullgar.Bëhet fjalë për Vereya, klub modest nga Stara Zagora, i themeluar në vitin 2001. Vereyra merr pjesë në Ligën 1 bullgare, por prej ditës së mërkurë është përjashtuar dhe ka zbritur një kategori më poshtë.Në shkurt Federata Bullgare e gjobiti me 5000 leva (2858 dollarë) Vereyan, pas sinjalizimeve nga UEFA, por sistemi BFDS, ai që fundosi edhe Skënderbeun, ka dërguar ndeshje të tjerë tepër të dyshimta dhe në Bullgari i kanë dhënë fund, Vereya përjashtohet!

Presidenti Galin Mihaylov ka paralajmëruar apel, por është e kotë. Vereyra humbi 26 nga 32 ndeshjet e sezonit aktual (asnjë fitore), me 82 gola të pësuar, shpesh në mënyrë të dyshimtë, me metodat tipike të trukimeve, pasi shifra të mëdha janë luajtur në shumë ndeshje të Vereyas ku ka pasur humbje me 2-3 gola diferencë, 2 gola e lart pjesa e parë, dy gola e lart pjesa e dytë, ose gola në limitet e çdo pjese loje, skema më e preferuar edhe për klubet shqiptare.E fundit në renditje, me vetëm 6 pikë, Vereya nuk ishte ende e rënë, sepse skema idiote e Federatës Bullgare parashikon që pas sezonit të rregullt ka sërish ndeshje play-out për mbijetesën dhe Vereya, edhe nëse humbiste 32 ndeshje, sërish do të ndeshej me një ekip tjetër për të tentuar mbijetesën.