Mes Juventusit dhe Massimiliano Allegri qëndron PSG. Ajo, që deri para pak kohësh dukej thjesht aludim, mund të shndërrohet në fakt. Mediet italiane raportojnë për teknikun nga Livorno ka ardhur një ofertë nga parizienët. Kontratë 3-vjeçare dhe me dyfishin e pagës që merr te bardhezinjtë, e cila kap shumën 7.5 milionë euro në sezon.
Kampionët në fuqi të Francës pritet që gjatë merkatos të hidhen sërish në sulm për transferimin e emrave cilësorë dhe investimi i parë që do të behet lidhet me stolin.Oferta e PSG-së do të jetë dhe argumenti që Allegri do të përdorë në takimin që do të ketë me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.
Nëse mes tyre bashkëpunimi merr fund, atëherë bardhezinjtë duhet mendojnë që tani për emrin pasuesit të teknikut livornez.Emri i Antonio Contes po qarkullon çdo ditë e më shumë në shtëpinë e Juventusit dhe ai që e mbështet, më së shumti, është Pavel Nedved. Në fakt, Conte, nga ana e tij, e pëlqen rikthimin te stoli i kampionëve të Italisë.Ëndrra e klubit torinez mbetet Pep Guardiola, një dëshirë e madhe e Presidentit Agnelli.Ide që ka kaluar edhe në lëvizje konkrete.
Problem mbetet kontrata e Pep meCity-n, e cila skadon në vitin 2021. Shuma që përfiton është 23.5 milionë euro në sezon.Në listë është edhe trajneri i kombëtares franceze, Didier Deshamps, një ish-lojtar i Juventusit. Nëse Agnelli merr në konsideratë emrin e Contes, atëherë situata do të bëhej edhe më e thjeshtë. Paga nuk është problem, pasi edhe një shumë prej 7.5 milionë eurosh në sezon, aq sa përfiton Allegri, do të mjaftonte.Për çdo emër të përmendur, tratativat mund të nisin vetëm nëse Allegri dhe Juventusi i japin fund bashkëpunimit.





