Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në një takim homologun Hashim Thaçi në Presidencë.

Në një postim në Facebook, presidenti Meta shkruan se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar.

"Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni. Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar."